Kryeministri Ramush Haradinaj ka njoftuar sot se ka marrë letër nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila i ka dhënë mbështetje për anëtarësim në INTERPOL.
Haradinaj ka publikuar në Facebook letrën e marrë nga kancelarja Merkel, përmes ambasadorit gjerman në Prishtinë, Christian Heldt.
Merkel i ka ofruar Kosovës përkrahje në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, duke filluar nga Interpoli, kur Kosova synon të pranohen më 20 nëntor të këtij viti kur edhe mbahet Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it.
Shkrimi i Haradinajt dhe letra e kancelares Merkel:
Gjermania mbështetë fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Interpol!
Këtë e konfirmon letra nga Kancelarja Angela Merkel, të cilën e pranova sot përmes ambasadorit Christian Heldt. Mbështetja e fuqishme e Gjermanisë mike për anëtarësimin e Kosovës në Interpol vjen në një moment kyç për konsolidimin ndërkombëtar të vendit tonë.
Kancelarja Merkel vë në pah se ky akt do ta fuqizojë integrimin e Republikës së Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, dhe është në shërbim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe hetimit të krimit transnacional. Thellësisht mirënjohës Kancelares Merkel dhe shtetit gjerman për mbështetjen e vazhdueshme./arbresh.info/


Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...