Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona për gjetje të substancës narkotike.
Njoftimi i plotë:
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
* Rr. “Isa Kastrati”, Prishtinë 07.11.2018 -14:35. Është arrestuar i dyshuari
mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar
substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 2.1 gramë. Me urdhër të
prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
* Rr. “Fontana”, Prishtinë 07.11.2018-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull
K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një qese e
vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Me urdhër të
prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
* Fshati Zllatar, Prishtinë 07.11.2018-21:10. Është arrestuar i dyshuari
mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një
sasi e substancave narkotike e dyshuar marihuanë me peshë 2.2 gramë. Me urdhër të
prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...
Kishte hipur sipër veturës një person, gjobitet me 150 euro ...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Policia ndalon një veturë me mallra të kontrabanduara në Ban...
Shërbimet hekurudhore janë anuluar në Mashhad pas paralajmër...
Nis takimi i Sindikatës së sektorit privat, diskutohet për p...