Trajneri Massimiliano Allegri nuk ka dashur të komentojë reagimin e Jose Mourinhos pas ndeshjes Juventus – Manchester United.
‘Zonja e Vjetër’ u mposht 1:2 në shtëpi nga Manchester United në ndeshjen e fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Pas ndeshjes, trajneri portugez bëri një veprim provokues ndaj tifozëve vendas që e ofenduan gjatë gjithë ndeshjes.
Gjestin e Jose Mourinhos, nuk ka dashur ta komentojë Massimiliano Allegri.
“Mourinho? Unë nuk mund t’i gjykojë veprimet e të tjerëve”, është përgjigjur Allegeri.
Pavarësisht humbjes, Juventus mbetet në krye të grupit H me nëntë pikë të arkëtuara.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...