Bashkimi Evropian (BE) ka njoftuar se mbështet vazhdimin e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Margaritis Schinas, në një konferencë për shtyp, i është përgjigjur pyetjes së gazetares së AA-së, nëse reflekton qëndrimin zyrtar të Komisionit të BE-së, qëndrimi i komisonerit Johannes Hahn, se “duhet të ndërpriten negociatat e anëtarësimit të Turqisë”.
Pasi ka nënvizuar se qëndrimi zyrtar i Komisionit të BE-së mund të shprehet “vetëm dhe vetëm” nga presidenti Jean-Claude Juncker, zëdhënësi Schinas, tha se “Qëndrimi zyrtar i Komisionit të BE-së është në drejtimin për vazhdimin e negociatave të pranimit të Turqisë”.
Schinas, ka rikujtuar se presidenti Juncker dhe presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk në Samitin BE-Turqi i cili u mbajt më 26 mars në qytetin Varna të Bullgarisë kanë vënë theksin në procesin e reformave dhe rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore të Turqisë. Për këtë është e nevojshme që të mbahen të hapura kanalet e komunikimit me Turqinë dhe të vazhdohen negociatat e anëtarësimit”.
Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt” ishte shprehur se Turqia dhe BE-ja duhet të gjejnë “rrugë të reja” dhe kishte mbrojtur idenë e tij se duhet të ndërpriten negociatat e anëtarësimit të Turqisë.
Duke bërë të ditur se anëtarësimi i Turqisë në BE nuk do të realizohet “në një të ardhme të afërt”, Hahn kishte theksuar se negociatat pengojnë “formimin e një partneriteti të vërtetë strategjik”.
Douglas Luiz në “radarin” e gjigantit të Premier...
Franca sekuestron një cisternë nafte të dyshuar si pjesë e “...
Kurti në `Shtëpinë e SHBA-së` në Davos diskuton mbi besimin ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Mourinho paralajmëron Real Madridin para përballjes së fundi...
Presidentja Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan de...