Vendimi i institucioneve të Kosovës për të rritur tatimin mbi mallrat nga Serbia me 10% është i rrezikshëm dhe i paligjshëm.
Kështu ka deklaruar drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, duke shtuar se vendimi i Prishtinës bllokoi dialogun e Brukselit në të gjitha nivelet.
“Parakushti i domosdoshëm për vazhdimin e dialogut të Brukselit është që menjëherë të shfuqizohet ky vendim i dëmshëm dhe i paligjshëm”, tha ai.
Qeveria e Kosovës ka vendosur gjatë mbledhjes së djeshme masë në importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Nga kjo masë përjashtohen produktet e brendeve ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, dy shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, transmeton Klan Kosova.
“Për herë të parë kemi marrë masë mbrojtëse. Kemi marrë vendim për vënien e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe të Bosnjës”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj.
Ndërsa, zëvendësi i tij Enver Hoxhaj ka thënë se Serbia është duke shpërndarë shuma të mëdha për ta dëmtuar sovranitetin e shtetit.
Ai ka thënë se këto masa janë kundërpërgjigje ndaj kësaj sjelljeje të Serbisë.
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...
Deçani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt