Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi është takuar me Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, me të cilin kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit në mes të institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Odës Ekonomike të Kosovës.
Sipas njoftimit për medie, Lumezi e Rukqi, kanë diskutuar edhe për çështjet me interes, për ndjekjen dhe zbulimin e veprave penale që bëhet kundër komunitetit të biznesit në Kosovë, si dhe, rritjes së sigurisë juridike për investitorët nga Kosova dhe vendet e huaja.
Në njoftim thuhet se ata kanë biseduar për raportimin e krimeve të shumta që bëhet ndaj bizneseve në Kosovë, si dhe, ndaj sektorit bankar, me qëllim që të sigurohet mbrojtja juridike dhe të rritet efikasiteti në ndjekjen e kryerësve të këtyre veprave penale.
“Kryeprokurori Lumezi dhe Kryetari Rukiqi, kanë diskutuar edhe për mundësinë që në kuadër të Prokurorit të Shtetit të caktohet një prokuror për çështje të biznesit dhe investimeve, me qëllim që t’iu ofrohet siguria e duhur këtij sektori. Lumezi e Rukiqi kanë konstatuar se kjo është rruga e duhur për të mbrojtur veprimtaritë ekonomike dhe për të zhvilluar qarkullimin e lirë të kapitalit, njerëzve, mallrave dhe shërbimeve”, thuhet në njoftim.
Kryeprokurori Lumezi ka theksuar se synim kryesor i Prokurorit të Shtetit, është luftimi i suksesshëm i krimit në Republikën e Kosovës dhe kontributi në sigurimin e sundimit të ligjit.
Ndërkaq, ka theksuar se prioritetet kryesor është ndjekja e suksesshme e krimit të organizuar, dhe veprave penale që rrënojnë bazat e ekonomisë së vendit./arbresh.info
Haxhiu bëri homazhe në memorialin e martirëve në fshatin Tër...
KEDS reagon pas akuzave se njëhsorët e rrymës bëjnë matje të...
Zhbllokohet për kamionë rruga Pejë–Rozhajë
Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit, nisen drejt Bratislavë...
“Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest?”, Selin nuk ...
Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për ba...