Angelina Jolie dhe Brad Pitt do të shkojnë në gjyq për kujdestarinë e fëmijëve, i cili mbahet në fillim të muajit të ardhshëm.
Kohë më parë u raportua se ish-çifti i njohur kishin arritur një marrëveshje për kujdestarin e gjashtë fëmijëve të tyre gjatë verës së këtij viti, por kjo marrëveshje u shkëput muajin e kaluar dhe tani ata kanë kërkuar nga gjykata që të jetë ndërmjetësues për gjashtë fëmijët e tyre, shkruan TMZ përcjell portali arbresh.info.
Prova e kujdestarisë është vendosur të fillojë më 4 dhjetor dhe 2 prindërit nuk mund të ndahen më tej. Angelina dëshiron vetëm kujdestarinë fizike të 6 fëmijëve të tyre dhe Brad kërkon 50/50 kujdestari të përbashkët.


Na thuhet se gjykimi i kujdestarisë do të marrë kohë diku midis 2 dhe 3 javëve, dhe pastaj gjyqtari duhet të zgjedh cila është më e mira për të ardhmën e fëmijëve
Përveç kujdestarisë, gjyqtari privat duhet të merret me zgjidhjen e pronës.

Ne e dimë se Brad është ankuar ashpër që ndjen se Angelina po përpiqet t’i mohojë të drejtën e të qenurit prind i fëmijëve të tij./arbresh.info/
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...