Serbia përmes ministrit të jashtëm, Ivica Daçiq po vazhdon fushatën e saj kundër Kosovës.
Sëfundmi në një deklaratë të Daçiqit është thënë se Kosova do të pësoj debakël nëse aplikon për anëtarësim në Interpol.
Lidhur me këto deklarata të ministrit serb, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës kanë thënë se nuk i komentojnë.
“Deri në ditën e votimit për anëtarësim të Kosovës në Interpol, nuk komentojmë deklaratat e tilla”, ka thënë për Telegrafin, Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Kujtojmë se mbledhja e Interpolit ku pritet votimi për anëtarësimin e Kosovës, pritet të mbahet më 20 nëntor të këtij viti.
Ndërkaq, Kosova aplikimin e parë për anëtarësim në Interpol, e kishte bërë në vitin 2010 dhe më pas e kishte përsëritur 5 vjet më vonë.
Në vitin 2017, Kosova kishte hequr dorë nga kërkesa për pranim në Interpol për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme për anëtarësim. /Telegrafi/
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...