Manchester City është rikthyer në krye të tabelës në Premierë Ligë pas fitores së thellë mbrëmjen e sotme (e diele).
Kampioni në fuqi i Anglisë ka mposhtur me rezultat tronditës 6 me 1 skuadrën e Southamptonit në takimin e zhvilluar si nikoqir në stadiumin Etihad në kuadër të xhiros së njëmbëdhjetë në Premeirë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Pesë gola u prodhuan vetëm brenda pjesës së parë të këtij takimi.
Nikoqirët kaluan në epërsi me autogolin nga Wesley Hoedt (6′), dyfishuan shifrat me anë të Sergio Agueros në minutën e 12′ dhe realizuan sërish pas gjashtë minutave përmes David Silvas (18′).

Skuadrën nën udhëheqjen e Mark Hughes realizoi golin e vetëm me anë të penaltisë së shkaktuar nga portieri Enderson dhe Danny Ings u tregua i saktë duke realizuar për 3 me 1 në minutën e 30′.
Goli i fundit në pjesën e parë u realizua nga Raheem Sterling në minutën e dytë të kohës shtesë pas asistimit nga Aguero, i cili u bë lojtari i dytë më i shpejtë që ka arritur shifrën prej 250 golave në kampionatin më të madh anglez.
Sterling realizoi edhe në minutën e 67′ dhe Aguero ishte sërish asistues.
Goli i fundit i takimit u shënua nga Lorey Sane në minutat shtesë për 6 me 1.

Djelmoshat e Pep Guardiolas tani kanë 29 pikë, dy më shumë se Chelsea dhe Liverpooli me nga 27 pikë në pozitën e dytë dhe të tretë, ndërsa Southamptoni qëndron në prag të zonës së dëbimit në pozitën e 16-të me vetëm shtatë pikë./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat:
Në pritje të seancës, Abdixhiku shihet në ambientet e Kuvend...
A po bëhemi me president? Flet Albin Kurti
Behrami akuzon Kurtin: Po synon ta mbajë Haxhiun sa më gjatë...
Haradinaj: Kushtetuta mund të mbrohet tani vetëm nga sovrani
Rizvanolli: KEK-u dhe KESCO arrijnë marrëveshje, s’do të ket...
Pas pak seanca për presidentin, Berisha: S’ka rregulla e as ...