Kryeministri: Të rinjtë tanë fitojnë mundësi të barabarta me moshatarët e tyre evropianë

15:55 | 4 Nëntor 2018
V. S.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se rinisë kosovare i është siguruar perspektivë e qartë në vend.

Ai ka thënë se duke ndërtuar shtetin e Kosovës, po krijohen vlera të reja që garantojnë zhvillim të qëndrueshëm në sundim të rendit e ligjit, mbrojtje dhe ekonomi.

“Rinisë, si shtysë e transformimeve të thella, i kemi siguruar perspektivë të qartë në vend, duke ndërtuar shtetin e Kosovës në të gjitha parametrat e tij. Po krijojmë vlera të reja, që garantojnë zhvillim të qëndrueshëm në tre segmente, sundim të rendit e ligjit, mbrojtje dhe ekonomi. Me liberalizimin e vizave, të rinjtë tanë fitojnë mundësi të barabarta me moshatarët e tyre evropianë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij të Facebook-ut./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale