Nga partia opozitare e OBRM-PDUKM-së kanë reaguar ndaj futjes së taksës së re progresive nga qeveria.
Nga atje thonë se Qeveria me sjelljen e taksës progresive është në rrugën që ta shkatërroj ekonominë e Maqedonisë. LSDM e shfuqizoi konceptin e taksës së sheshtë të barabartë që për 11 vite kishte dhënë rezultatet e saja, krijoi rritje dhe hapte vende të reja të punës, taksë e cila zbatohet në 20 vende në Evropë.
Nga atje shtojnë se duke futur taksën progresive, LSDM bie në kundërshtim me komunitetin e biznesit. Biznesi është drejtpërdrejt i ndikuar nga kjo masë dhe do të ndikoj në uljen e pagave dhe uljen e vendeve të punës.
“Qevria me rritjen e taksave stimulon drejtpërdrejt ekonominë e zezë dhe evazionin fiskal. Disa kompani kanë njoftuar tashmë tërheqjen e investimeve në Republikën e Maqedonisë. Do të forcojë ikjen e trurit, sepse kjo do të ndikojë në profesionistët”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...
Dy gola nga penalltitë, nuk sjell fitues ndeshja e parë gjys...
Trump zbardh bisedën telefonike me Putin: Prioritet mbetet p...
Google Translate mbush 20 vjet, shton një veçori shumë të kë...
YouTube teston mënyrë të re kërkimi me inteligjencën artific...