Let’s Do It ka njoftuar se nesër [4 nëntor] do të organizohet aksion pastrimi në Janjevë të Lipjanit, duke filluar nga ora 11:00, në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”.
Aksioni fillon nga shkolla fillore “Shtjefën Gjeqovi”, për të vazhduar pastaj në qendër të fshatit të Janjevës. Po ashtu, do të bëhet pastrimi i lumit të fshatit, si dhe do të pastrohet deponi ilegale e mbeturinave.
“Në aksionin e nesërm merr pjesë ekipi i Let’s Do It, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe zyrtarë të tjerë komunalë, si dhe banorë të Janjevës”, thuhet në njoftim.
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...