Manchester United ka arritur të rrëmbej tri pikë të plota nga ndeshje e sotme (e shtunë) kundër Bournemouthit.
“Djajtë e Kuq” kanë regjistruar fitore me rezultat të ngushtë 1 me 2 në takimin e zhvilluar si mysafirë në kuadër të xhiros së njëmbëdhjetë në Premierë Ligë kundër Bournemouthit, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra e Jose Mourinhos me një tjetër përmbysje të rezultatit arriti të dal fituese nga takimi i pasdites së sotme i zhvilluar në stadiumin Vitality.
Nikoqirët arritën të realizonin të parët duke shënuar përmes Callum Wilson për 1 me 0 qysh në minutën e 11′ të ndeshjes.
Por, “Djajtë e Kuq” arritën të rikthehen në lojë duke barazuar shifrat ende pa u mbyllur pjesa e parë e ndeshjes. Derisa po zhvillohej minuta e 35′ e ndeshjes, Alexis Sanchez krijoi një aksion të bukur duke asistuar në fund për Anthony Martial që finalizoi në formë të shkëlqyer goditjen duke barazuar gjithçka për 1 me 1.
E gjithë ndeshja kishte një intensitet më të madh në pjesën e dytë, por sekondat e fundit të takimit vendosën fituesin e ndeshjes.
Marcus Rashford, i cili u inkuadrua në fushë në pjesën e dytë si zëvendësues i Juan Matas, ishte heroi i gjigantit anglez duke realizuar për 2 me 1 në një rrëmujë pran zonës pran portës së nikoqirëve.
Mesfushori francez Paul Pogba ishte asistues i këtij goli vendimtar.
Manchester United tani qëndron në pozitën e shtatë në tabelë me 20 pikë, ndërsa Bournemouthi qëndron një pozitë më artë por me pikë të njëjta./arbresh.info/
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...
Elisa Spiropali vizition Kosovën, pritet nga krerët e shteti...
Mot i vranët dhe intervale me diell
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë