Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi një lajm shumë të mirë vendimin e Qeverisë “Rama” për të ndaluar importin e automjeteve më të vjetra sesa 10 vite, e krijimin e lehtësirave për ata që përdorin mjetet elektrike me zero ndotje në mjedis.
Nga njësia 7, ku prezantoi “buxhetin 2019” për banorët e zonës, por ku bëri edhe një bilanc të punëve të kryera në 3 vitet e fundit, Veliaj tha se po shihet mundësia që dogana për mjetet elektrike të bëhet zero, si një zgjidhje për të shtuar makinat që nuk ndosin mjedisin.
“Vendimi që mori Parlamenti për të ndaluar importin e makinave më të vjetra sesa 10 vite është ndoshta vendimi më i mirë që është marrë për mushkëritë e çdo fëmije në vend. Faktori i vetëm i ndotjes në Shqipëri janë makinat, kryesisht makinat e vjetra që vijnë nga bota, të cilat i përdorim për të shkuar nga kafja në kafe. Sot i jam shumë mirënjohës Edi Ramës, qeverisë dhe 74 votave tona në Parlament, që mundësuan këtë vendim. Tirana, si përfituesja më e madhe me një milion banorë dhe 200 mijë makina, i jep fund importit të rraqeve të botës”, tha Veliaj, trensmeton top channel.
Veliaj shtoi se Bashkia e Tiranës do të nisë pilotimin e një segmenti të “Unazës së katërt”, kushtuar transportit publik dhe biçikletave, për t’i dhënë qytetit një brez të gjelbër, që do të lehtësojë edhe transportin. Ky segment do të lidhë fillimisht rrugën “Ndre Mjeda” me rrugën “Dritan Hoxha”.
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X