Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Oilver Spasovski sot u shpërndau uniformat e reja policët e rinj të cilët u pranuan nga konkursi i fundit.
Spasovski pra policëve të rinj tha se si pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme, dhe në përputhje me detyrën kryesore të përmirësimit të kushteve të punës të punonjësve të policisë, kem shpërndarë uniformat e reja për shokët oficerët tanë më të rinj të sapo rekrutuari në polici nga konkursi i fundit.
Bëhet fjalë për blerjen e 1.200 uniformave për pjesëtarët e policisë, të përbërë nga kapela, këmisha, bluza, rrypa, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ne takuam një situatë shumë të keqe me pajisjet e punonjësve të policisë, pothuajse një dekadë pa blerjen e uniformave. Tani situata ka ndryshuar rrënjësisht, duke krijuar parakushtet themelore për funksionimin e duhur dhe të qetë të shërbimit policor në tërësi. Ajo që gjetëm ishte kushte nëntokësore në të cilat punonin policët. Ne e ndryshojmë atë situatë të keqe dhe dhe nuk do të ndalemi në përpjekjet tona derisa të krijohet një ambient normal, të mirë dhe funksional për punën e të gjithë punonjësve të policisë. Sepse vetëm duke u mundësuar këto kushte fillestare të punës, policia do të jetë në shërbim efikas dhe cilësor për qytetarët”, tha Spasovski.
“Vëllai im matanë bjeshkëve”, Rama lutet për Thaçin dhe të t...
Goditje masive ndaj emigrantëve, Trump paralajmëron masa të ...
Shkupi qyteti më i ndotur në Evropë
Konjufca takon vullnetarët e VV-së në Therandë: Me energjinë...
Mainoo mbetet jashtë skuadrës për ndeshjen me Aston Villan, ...
Kurti viziton Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, testohen ...