Administrata e Trump do te rivendos te gjitha sanksionet amerikane kundër Iranit pas largimit nga marrëveshja për armë bërthamore shkruan BBC përcjell arbresh.info
Shtëpia e Bardhë tha se ishte “regjimi më i rreptë i sanksioneve të imponuara ndonjëherë ndaj Iranit” dhe synonte sektorët e Iranit për energjinë, transportin dhe sektorin bankar.
Megjithatë, tetë shtete të paemëruara nuk do të ndëshkohen nga Shtetet e Bashkuara për vazhdim të importimit të naftës iraniane.
Pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për ta tërhequr SHBA-në nga ky pakt me arsyetimin se Irani ka shkelur shpirtin e marrëveshjes, autoritetet amerikane kanë nisur aplikimin e valës së parë të sanksioneve kundër Teheranit në muajin gusht, derisa vala e dytë ishte paralajmëruar se do të niste së aplikuari në muajin nëntor.
Pakti bërthamor që ka nënshkruar Irani me fuqitë botërore parasheh lirim të Teheranit nga sanksionet në këmbim të frenimit të aktivitetit bërthamor.
Tërheqja e SHBA-së nga ky pakt pati shkaktuar zemërim ndërkombëtar, mirëpo pavarësisht të gjithave, shtetet që janë pjesë e këtij pakti janë zotuar për të ruajtuar marrëveshjen në fjalë.
Irani në anën tjetër ka akuzuar Trumpin për nisje të “luftës psikologjike”./arbresh.info/
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore
Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...