Barcelona po vazhdon të monitorojë situatën kontraktuale të mesfushorit të Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot.
Sipas gazetës spanjolle El Mundo Deportivo, gjigantët katalunas janë njëri nga shumë klubet e interesuara në 23-vjeçarin.
Kjo pasi Rabiot do të mbetet jashtë kontratës me ekipin nga Parisi në qershorin e vitit të ardhshëm.
Raportet e mëparshme në Diario Sport thanë se kampionët francezë janë përpjekur të rinovojnë kontratën e mesfushorit në katër raste të veçanta, por u refuzuan në të gjitha rastet.
PSG thuhet se ka rritur ofertën e tyre në një pagë vjetore prej shtatë milionë euro plus bonuse deri në nëntë milionë euro plus bonuse.
Barça thuhet se do të udhëheqë ndjekjen e nënshkrimit të Rabiot dhe ai do të mendojë për rinovimin me PSG-në vetëm për një pagë bazë prej 10 milionë eurosh në vit, gjë që mund të kompromentojë pozitën e tyre financiare në UEFA.
Në në vend të kësaj nënshkruan me Arthur Melo dhe Arturo Vidal për të zëvendësuar Andres Iniesta dhe Paulinhon.
Liverpooli, Manchester City, Juventusi dhe Milani janë klube të tjera të lidhura me mesfushorin francez. /Telegrafi/
Shpërthim në ambasadën e SHBA-së në Norvegji
Haxhiu bën homazhe te monumenti Heroinat: Kujtesa për to ësh...
Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit