Partia Socialdemokrate kërkon që Kuvendi të jetë bartës i dialogut me Serbinë

21:35 | 1 Nëntor 2018
M. A.

Partia Socialdemokrate ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të jetë bartës i dialogut me Serbinë.

Partia Socialdemokrate (PSD), ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit Drejtues ku u diskutuan zhvillimet aktuale politike në vendin tonë, shkruan lajmi.net.

Siç njofton PSD në këtë mbledhje fokusi kryesor ishte dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë mbledhje të Këshilli Drejtues i PSD-së, edhe një herë u vu në dukje qëndrimi i PSD-së në lidhje me dialogun, pra që Kuvendi i Kosovës duhet të jetë bartës i dialogut me Serbinë, pasi që siç thuhet në njoftim të PSD-së, prej Kuvendit do të platforma shtetërore, ekipi negociues dhe komisioni mbikëqyrës.

Njoftimi i plotë i PSD-së:

KËSHILLI DREJTUES: KUVENDI TË JETË BARTËS I DIALOGUT ME SERBINË

Partia Socialdemokrate ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e rregullt të Këshillit Drejtues. Zhvillimet aktuale politike në Republikën e Kosovës, me theks të veçantë dialogu me Serbinë, ishin në fokus të diskutimit të delegatëve të Këshillit Drejtues.

Organi më i lartë i Partisë Socialdemokrate rikonfirmoi me këtë rast qëndrimin se procesi i dialogut duhet të bartet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës; prej ku duhet të burojnë platforma shtetërore, ekipi negociues dhe komisioni mbikëqyrës.

Në pjesën vijuese të mbledhjes, delegatët e Këshillit Drejtues trajtuan çështjet rreth shtrirjes dhe zgjerimit të kapaciteteve të Partisë Socialdemokrate, përkatësisht hartimit të planit të punës për realizimin e synimeve organizative. ?

Shpërndaje në rrjete sociale