Fituesi i Kupës së Botës, Marcello Lippi, ka pranuar se ka gabuar me vendimin për të dhënë dorëheqje nga ekipi kombëtar i Italisë pas botërorit të Gjermanisë në vitin 2006.
Trajneri legjendar kishte udhëhequr Italinë drejtë lavdisë në Kupën e Botës të mbajtur në Gjermani, ku në finale kishin mundur Francën.
70 vjeçari ishte larguar nga Italia menjëherë pas Kupës së Botës, për t’u rikthyer në vitin 2008, e për t’u larguar pas dështimit të rëndë në vitin 2010 në botërorin e Afrikës.
“Kam fituar gjithçka që kam ëndërruar të fitoj”, ka deklaruar Lippi për Corriere dello Sport, përcjell ‘lajmi.net’.
“Kam gabuar shumë një herë. Nuk është dashur të largohem nga ekipi kombëtar, dhe nuk është dashur të rikthehem kurrë aty”, ka shtuar ai.
“Unë vendosa të kthehem sepse gabova me largimin pas triumfit në Kupën e Botës, kështu që nuk kam bërë një gabim serioz, por dy”./
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...