Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot do ta vazhdojë diskutimin për propozim-ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit. Anëtarët e Komisionit në ditën e katër të debatit do të diskutojnë në rebalancin e buxhetit.
Në Kuvend sot gjithashtu seanca do të mbajnë Komisioni për kulturë dhe Komisioni për punë dhe politikë sociale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në rend dite në Komisionin për kulturë është propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për mallrave audiovizuale, në lexim të dytë, si dhe raporti i grupit të punës të Komisionit për vizitë të institucioneve nga fusha e kulturës.
Komisioni për punë dhe politikë sociale do të diskutojë për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, në lexim të dytë.
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...