Interesim i lartë i të rinjve prizrenas për punësim jashtë vendit

15:51 | 31 Tetor 2018
V. S.

Shumë të rinj nga Kosova sot kanë parë nga afër mundësitë e kompanisë  gjermane “O.B.M Aviation”, e cila po ofron mbi dy mijë vende pune për aplikuesit nga Kosova, e të cilët duhet t’i plotësojnë disa kushte.

Niveli i papunësisë në vendin tonë ka bërë që interesimi i të rinjve të sigurojnë një  vend pune përmes kësaj kompanie të jetë shumë i madh. Kjo kompani do të  ofrojë  vende pune profesionale, kryesisht infermierë, shoferë kamioni dhe punëtorë në aeroport në bagazh, pastrues dhe punë të tjera, por që duhet ta kenë një diplomë që konfirmon përgatitjen profesionale, për drejtimin që  ata aplikojnë.

Aplikimet për vende pune të lira përmes kësaj kompanie do të fillojnë  me 5 nëntor. Kompania “O.B.M Aviation” po ashtu përmes një  komunikate ka njoftuar se do të  organizojë takim informues edhe në Prishtinë  me 1 nëntor.

“Stafi ynë së bashku me pronarin e kompanisë “O.B.M Aviation“ do të realizoj një takim edhe në PRISHTINË me personat që janë të interesuar për PUNËSIM në Gjermani me datën 01.11.2018 në ora 12:00 – 16:00 në Sallën e Kuqe tek Pallati i Rinisë , Prishtinë”, thuhet në  njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale