Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri së bashku me qindra të rinj kanë bërë sot pastrimin e qytetit.
Me këtë rast Matoshi dha një lajm të mirë, njofton Klan Kosova.
“Dje kemi nënshkruar një marrëveshje me GIZ-in dhe si ministri zotohemi të investojmë edhe 3.5 milionë të tjera në menaxhimin e mbeturinave kryesisht për komunat e Kosovës. Do të jenë grante që do t’iu ofrohen komunave të Kosovës dhe bashkë me këto 3.5 milionë të ministrisë janë rreth 17 milionë tjera të MAPL-së, donatorëve të tjerë do konsolidojmë një grant prej 20 milionë euro në menaxhim të mbeturinave”, ka deklaruar ai.
Në anën tjetër, Tahiri ka paralajmëruar se së shpejti do të shpërndahen edhe 4500 kontejnerë për ekonomitë familjare në gjithë territorin e qytetit./klan kosova/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...