E quajnë “tetori i artë”, ose koha më e mirë në Gjermani që numri i të papunëve të bjerë në nivele rekord.
Aktualisht, ne vend numërohen rreth 2,2 milionë të papunë që do të thotë më pak se 5%.
Por jo vetëm kaq, në kohen kur Gjermania ka më pak të papunë se ndonjëherë më parë, janë edhe me qindra mijëra vende pune të lira.
Agjencia Federale e Punësimit llogarit që krahasuar me muajin e kaluar, numri i personave që kanë gjetur punë është rritur me rreth 53.000. Ky fenomen nuk ka të bëjë vetëm me punët sezonale.
Numri i të papunëve ka rënë ngjashëm si në pjesët perëndimore ashtu edhe ato lindore të Gjermanisë.
Agjencia e punësimit ka regjistruar në tetor edhe 824.000 vende të lira të punës – që do te thotë 44.000 më shumë se para një viti.
Gjermania ndërkohë po përpiqet të tërheqë fuqi punëtore të kualifikuar nga jashtë Bashkimit Europian, përcjell tch. Këtij qëllimi i shërben dhe legjislacioni i ri i emigracionit, që frymëzohet nga modeli i ligjeve kanadeze.
Ai e bën të vështirë për më të varfrit dhe të paarsimuarit që të imigrojnë në Gjermani, por i jep hapësirë ndërkohë punonjësve të kualifikuar.
Ashtu si ne modelin e Kanadasë, emigrantët e ardhshëm do të renditen në bazë të nivelit të arsimit, të moshës, të aftësive të gjuhës, ofertave për pune dhe sigurisë financiare.
Dy tifozë të Chelseat përfundojnë në spital në Napoli, klubi...
Nesër varroset fëmija që vdiq tragjikisht në lumin e Gadimes
Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit...
“E çojke vala djalin, ma dha Zoti fuqinë”, flet personi që e...
Komuna e Prishtinës hap konkurs për projektimin e Memorialit...
Ilir Meta ankimon serish masën e sigurisë, kërkon lirinë në ...