Prokurori i Specializuar i Gjykatës Speciale, Jack Smith po e viziton Kosovën për herë të parë për takime me zyrtarë ndërkombëtarë dhe kosovarë.
Gjatë vizitës, ndër të tjerë ai do të takohet me krerët e organizatave ndërkombëtare, përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, ministrin e Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri, si dhe me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë.
Smith u përzgjodh për postin e Prokurorit të Specializuar pas një procesi të organizuar nga Bashkimi Evropian dhe u emërua në këtë post nga shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.
Ai e filloi detyrën më 11 shtator.
Smith është prokuror amerikan me përvojë në hetime politike të nivelit të lartë dhe në hetime penale ndërkombëtare.
Ai është pasardhës i Prokurorit të parë të Specializuar, David Shvendiman (David Schëendiman), i cili ishte Kryeprokuror i Task Forcës Hetimore Speciale, i cili e lëshoi detyrën në fund të marsit, pas përfundimit të mandatit të tij si zyrtar i Shërbimit të Jashtëm të Shteteve të Bashkuara.
Zyra e Prokurorit të Specializuar po heton krimet e pretenduara në Raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011 Trajtimi ҫnjerёzor i personave dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore nё Kosovë./klankosova.tv/
Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë
Zelensky: Ukraina është gati për paqe, por jo Rusia
Kryediplomati Konjufca në Hagë për fjalët përfundimtare në r...
Media ndërkombëtare Al Jazeera raporton për marshin në Prish...
Sot fjalët përfundimtare të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Sel...
E mërkura me mot të vranët dhe mundësi bore në zonat malore