Gjatë vizitës së Tij në Stamboll, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta pati një takim të veçantë me Presidentin e Republikës Islamike të Pakistanit Arif-Ur-Rehman Alvi me të cilin bisedoi për intensifikimin e marrëdhënieve dy dhe shumë palëshe dhe ato ekonomike.
Presidenti Meta i uroi Presidentit Alvi suksese në detyrën e re si President i Pakistanit dhe e siguroi atë për vazhdimin e forcimit të bashkëpunimit tradicional midis dy vendeve tona, veçanërisht atyre në fushën ekonomike dhe shkëmbimeve tregtare.
Presidenti Meta inkurajoi Presidentin Alvi në angazhimin e tij kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, për t’i dhënë Pakistanit një rol të rëndësishëm për paqen në rajon.
Të dy Presidentët u dakortësuan për të shkëmbyer vizita në nivelin më të lartë.
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...