Një bebe që është gjetur e therur dhe e djegur në shtëpinë e gjyshes ishte ende e gjallë kur u fut në furrë, thuhet në raportin e autopsisë.
Carolyn Jones, 48 vjeçe, është akuzuar me vrasje të shkallës së parë, pasi trupi i mbesës së saj Royalty Marie Floyd u gjet në shtëpinë e saj në Shaw të Mississippit javën e shkuar, transmeton portali arbresh.info.
Në raportin e autopsisë, është gjetur që vajza 20-muajshe kishte vdekur nga plagë të thella therjeje dhe thithjes së ajrit të nxehtë, që do të thotë se ajo ishte ende gjallë kur u fut brenda në furrë.

Departamenti i Policisë së Shaw tha se vëllai i Jones e kishte bërë zbulimin e tmerrshëm dhe kishte thirrur policinë në natën e 15 tetorit.
Dhjetëra njerëz kanë ndezur qirinj para gjykatës, ku kanë kënduar këngë dhe lutje në nder të saj.

Veronica Jones, 20 vjeçe ka thënë se ende nuk po mund të besonte se nëna e saj është përgjegjëse për këtë krim monstruoz.
Autoritetet thonë se vajza e vogël ishte duke jetuar me gjyshen e saj.
Hetuesit janë ende duke bërë përpjekje për të përcaktuar saktësisht se kur ka vdekur vajza./Arbresh.info/

Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1