Sipas të dhënave jo zyrtare, thuhet se ky Ferrari LaFerrari i përket biznesmenit dhe aktorit Robert Herjavec
Duket se nuk është kohë e mirë, për të qenë pronar i ndonjë hiper-makine, transmeton Telegrafi.
Para disa ditësh, u raportua se një McLaren Senna u dëmtua keq në një rrugë të boshatisur në Mynih të Gjermanisë. Dëmi i shkaktuar, kushton gati sa vet makina që kur u lansua kushtonte rreth 850 mijë euro.
Lajmi nuk ishte aq i saktë, ndërsa mësohet se shpenzimet për ta riparuar atë McLaren kapin shifrën e rreth një milion eurove. Tani një LaFerrari është përplasur në Beverley Hills.
Dëshmitarët që e kanë parë dhe e postuan një imazh në Instagram, tregojnë Ferrarin e dëmtuar në masë të madhe, teksa tregojnë se një pasagjere ka dalë përjashta gjatë ndeshjes, që besohet se nuk kishte lidhur rripin e sigurisë.
Policia e ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se nuk ka të lënduar, vetëm se nuk ka dhënë detaje shtesë.
Mediat që merren me automobilizëm, raportojnë se ky Ferrari LaFerrari i përket biznesmenit dhe aktorit Robert Herjavec, është ylli i filmit ‘Shar Tank’. Nuk bëhet e ditur, se çfarë vlere duhet të paguhet për ta rregulluar. /Telegrafi/

Prokuroria kërkoi 45 vjet burgim për çlirimtarët, reagon gru...
Djali i Thaçit ripërsërit thirrjen për pjesëmarrje në marshi...
Vjedhje e rëndë në Marec, arrestohen tre të rinj
Rama publikon pamje krenarie të ushtarëve shqiptar nga Regji...
Prokuroria e Prizrenit nis hetimet për shkelje të procesit t...
Prokurori Tieger: Vrasja e Jasharëve zgjeroi luftën në Kosov...