Juventusi ka regjistruar tri pikë të plota duke fituar mbrëmjen e sotme (e shtunë) si mysafirë ndaj Empolit falë dy golave nga superylli Cristiano Ronaldo.
Kampioni në fuqi i Italisë siguroi fitore me rezultat të ngushtë 1 me 2 në takimin në kuadër të xhiros së dhjetë në Serie A si mysafirë në stadiumin Carlo Castellani kundër Empolit, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët e këtij takimi kaluan në avantazh gjatë një kundërsulmi të shpejtë duke shënuar përmes sulmuesit Francesco Caputo derisa po zhvillohej minuta e 28′ e pjesës së parë.
Sidoqoftë, “Zonja e Vjetër” arriti të siguroj një goditje nga pika e bardhë derisa po zhvillohej minuta e 54′ e pjesës së dytë pas një ndërhyrje të palejuar që u shkaktu ndaj sulmuesit argjentinas Paulo Dybala në zonën e rreptësisë.
Superylli Cristiano Ronaldo ekzekutoi goditjen nga pika e bardhë duke barazuar shifrat për 1 me 1 para se të shënojë edhe golin e shtatë në kampionatin italian nën fanellën e skuadrës së tij të re në minutën e 70′.
Me një super goditje nga një distancë prej 25 metrave, fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë la të pa shpresë portierin Ivan Provedel duke dërguar topin në qoshe të portës për t’i siguruar një tjetër fitore mjaftë të rëndësishme skuadrës së tij pas transferimit prej 100 milionë euro gjatë verës nga Real Madridi.
Juventusi tani ka 28 pikë dhe qëndron në krye të tabelës, i ndjekur nga Napoli me 21 pikë dhe një ndeshje më pak, ndërsa Empoli qëndron në zonën e dëbimit me vetëm gjashtë pikë të mbledhura deri tani./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat:
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...