
LAUSANNE, SWITZERLAND - JULY 10: French President Emmanuel Macron at the Olympic Musuem on July 10, 2017 in Lausanne, Switzerland. (Photo by Robert Hradil/Getty Images)
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, takon të premten udhëheqësit e Sllovakisë dhe të Republikës Çeke.
Përpara se të nisej drejt Bratisllavës, Macron i paralajmëroi shtetet lindore të Bashkimit Evropian që të mos bien ndesh me parimet e bllokut.
Në një intervistë të publikuar në mediat çeke, hungareze, polake dhe sllovake, Macron tha se “Evropa nuk është një supermarket” dhe se shtetet lindore nuk mud të zgjedhin midis vlerave themelore të BE-së.
“Evropa nuk është rrugë me një drejtim: është angazhim reciprok”, tha Macron.
Ai shprehu shqetësim për, siç tha, refuzimin e disa shteteve lindore të BE-së që të pranojnë migrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut në bazë të një sisitemi me kuota, i cili është hartuar në kohën e krizës me refugjatë në vitin 2015.
“Ne kemi nevojë kolektive për koherencë dhe solidaritet: ne nuk mund të përfitojmë nga buxheti evropian pa treguar solidaritet mbi migrimin”, tha Macron.
Ai do të takojë në Bratisllavë presidentin sllovak, Andrej Kiska, dhe kryeministrin Peter Pellegrini, ndërsa në Pragë presidentin çek, Milos Zeman, dhe kryeministrin Andrej Babis.
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...