Epiqendra ishte rreth 36 kilometra larg ishullit grek Zakinthos, por lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri, Itali dhe Maltë.
Tërmetet në detin Jon me magnituda që varionin nga 3.7-5.6 janë regjistruar brenda një intervali të shkurtër kohor.
Ndërkohë në shtetin helen, agjencia zyrtare e lajmeve ANA-MPA njofton se magnituda ishte 6,9 grade te shkalles Rihter, dhe në ishullin e Zakinthos u ndërpre për disa minuta furnizimi me energji elektrike.
Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Greqi lëshoi alarmin për cunam, duke paralajmëruar qytetarët të qëndrojnë larg nga brigjet dhe plazhet.
Tërmeti me magnitudë 6.8 i pasur nga disa lëkundje të tjera ka shkaktuar dëme materiale në të gjithë ishullin Zakinthos. Të gjitha shkollat e ishullit do të mbyllen sot me urdhër të kryetarit të komunës Paul Kolokotsa.
Alarm cunami edhe në Itali
Tërmeti i fortë 6.8 ballë që gjatë natës goditi Greqinë me epiqëndër në ishullin Zakinthos është ndjerë në të gjithë Italinë e Jugut duke shkaktuar panik tek banorët në rajonet e Kalabrias, Puglias, Sicilia e Basilicata.
Të shumta kanë qënë telefonatat e banorëve që kanë kërkuar ndihmë dhe pse për momentin nuk ka informacione për dëme materiale apo të plagosur.
Alarmi është shpërndarë dhe në rrjetet sociale ku mjaft qytetarë dokumentojnë se kanë kaluar natën jashtë nga frika e paniku i shkaktuar nga lëkundja e fortë sizmike.
Instituti Kombëtar Italian i Sizmologjisë informon se “lëkundja e tërmetit ka shkaktuar një lëvizje anormale prej 10 cm të detit Jon në provincën e Krotones me rrezikun e një cunami.
“Pritet të ketë lëvizje të mundshme të nivelit të detit deri në 1 metër. lajmërojnë sizmologët” duke këshilluar banorët të qëndrojnë larg brigjeve e plazheve italiane.
“Rekomandojmë kujdes maksimal në zonat bregdetare e në basenet e porteve, duke ndjekur udhëzimet e aturiteteve, evitoni zonat bregdetare”, thuhet në deklaratëtn e Institutitn Sizmologjik Italian.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...