Përfaqësuesit e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit (UÇPMB), thonë se Prokuroria është duke e neglizhuar rastin e publikimit të listave.
Prokuroria Speciale e Kosovës në shtator të këtij viti kishte dërguar në Gjykatën Themelore të Prishtinës listën e plotë me 20 mijë emra të veteranëve të luftës së UÇK-së, të cilët i ka cilësuar si përfitues.
Në mesin e tyre Prokuroria Speciale ka dërguar në këtë gjykatë edhe emrat e 270 anëtarëve veteranë të UÇPMB-së, të cilët sipas prokurorisë pretendohet se kanë përfituar pension kundërligjshëm.
Mirëpo kanë kaluar më shumë se një muaj që nga publikimi i këtyre listave dhe akoma prokuroria nuk i ka thirrur asnjë prej këtyre të dyshuarve.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net Nazmi Hajredini, kryetar i OVL të UÇPMB-së.
Hajredini ka thënë se prokuroria në këto lista ka futur edhe persona të cilët janë veteranë të vërtetë dhe në këtë mënyrë sipas tij, kjo çështje është komplikuar shumë.
“Prokuroria nuk na ka thirrur fare për listat. Prokuroria e ka pështjellë dhe më shumë hetimin, dhe atë jo vetëm ndaj veteranëve të rrejshëm por edhe atyre të vërtetë. Pra një thirrje e tillë nga prokuroria nuk na ka ardhur asnjëherë”, ka deklaruar Hajredini për lajmi.net.
Kujtojmë se, sipas prokurorisë rreth 20 mijë veteranë të rrejshëm buxhetit të Republikës së Kosovës, i kanë shkaktuar dëme në shumë prej 68.153.533.14 euro. /Lajmi.net/
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...