Princesha e kurorës së Norvegjisë po vuan nga një sëmundje e rrallë kronike e mushkërive, ka konfirmuar familja mbretërore.
Princesha Mette-Marit, e cila u martua me princin e kurorës Haakon në vitin 2001, është diagnostifikuar me një formë të pazakontë të fibrozës, transmëeton portali arbresh.info
Kjo gjendje shkakton plagë në mushkëri dhe e bën frymarrjen shumë të ndërlikuar.
Mbretëresha e ardhshme e Norvegjisë tha se ndoshta do të duhej të kufizonte detyrat e saj mbretërore në disa pika në të ardhmen.
“Për vite me rradhë, unë kam pasur sfida shëndetësore në mënyrë të rregullt, ndërsa tani e dimë se çfarë bëhet fjalë”, tha princesha në një deklaratë.
Princesha e cila është nënë e tre fëmijëve, e ka takuar mbretin e ardhshëm të Norvegjisë në një festival muzke rreth viteve të ’90-ta./arbresh.info/

Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...