Inspektorati për ushqim në Komunën e Vitisë, ka arritur të konfiskojë dhe asgjësojë 500 kilogram mall ushqimor për fëmijë, me afat të skaduar.
Ky konfiskim ndodhi në bashkëpunim me stacionin policor në Viti, pasi kishin pranuar informacione se një person nga Prizreni me veturën e tij të llojit Pikap, po ushtronte atë detyrë në mënyrë ilegale, njofton Klan Kosova.
Drejtori i Inspektoratit Skender Ahmeti, ka treguar se policia kanë intervistuar të dyshuarin i cili ka transportuar edhe lojëra të dyshimta pa dokumente përkatëse.
Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ndërsa rasti po hetohet./klan kosova/

Abdixhiku pas fitores së Kosovës ndaj Sllovakisë: Një ndeshj...
Shqipëria e pafat! Polonia i përmbys kuqezinjtë dhe i elimin...
Fitore historike në Bratislavë, Kosova një hap larg Kampiona...
Asnjë nismë për uljen e çmimit të naftës
Florent Muslija ‘bombardon’ portën e Sllovakisë,...
Pacolli: Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për al...