Zv.kryeministri Dardan Gashi ka thënë se Qeveria bashkë me Presidentin janë dakorduar që të mos flasin për kufij në diskutimet me Serbinë, në Bruksel. Gashi ka zbuluar se është vendosur kështu gjatë një takimi mes tij, Fatmir Limajt dhe presidentit Hashim Thaçi.
Në emisionin Frontal të Televizionit 7, zv. kryeministri Gashi ka dhënë detaje nga një takim që është mbajtur sot, e ku, sipas Gashit, përfaqësuesit e Qeverisë janë marrë vesh me presidentin Thaçi për të mos folur për ndryshimin e kufijve në Bruksel.
“Nuk kemi mandat si Qeveri të flasim për kufij, dhe askush nuk ka mandat për këtë”, ka thënë Gashi.
Është çështje e dakordimit. Jemi dakorduar se kufijtë janë të panegociushëm dhe askush nuk do të negociojë. “Ka dakordancë të plotë të mos flitet për kufij”, ka thënë zv.kryeministri Gashi.
Ai ka zbuluar se ky vendim është marrë gjatë një takimi mes Fatmir Limajt, i cili është propozuar nga qeveria për ta udhëhequr ekipin negociator qeveritar, Presidenti Hashim Thaci dhe vetë Dardan Gashi. Siç ka treguar ky i fundit, sot kur është zhvilluar ky takim, nuk ka qenë i pranishëm kryeministri Ramush Haradinaj. /Express/
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës