Janë bërë 26 ditë që nga zhdukja e 21 vjeçarit nga Mitrovica dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Megjithëse policia është duke u marrë me rastin, ata ende nuk kanë asnjë informacion për Azem Isufin.
Në një përgjigje për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se janë duke i vazhduar hetimet, porse nuk ka ndonjë risi sa i përket kësaj ngjarje.
“Nuk ka ende ndonjë informatë të re. Jemi duke hetuar rastin por ende nuk kemi arritur diçka konkrete”, ka thënë shkurt Zahiti për Indeksonline.
Ndërsa, në lidhje me rastin, familjarët e tij kanë thënë se Azemi nuk ka pasur ndonjë problem me askënd, dhe, siç thonë ata, nuk ka ndonjë dyshim në lidhje me zhdukjen e tij.
Ata ditë më parë kanë deklaruar se janë munduar të kontaktojnë me njerëzit që Azemi i ka njohur, mirëpo, askush nuk ka informacione për djalin e tyre./Indeksonline/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...