Çështja e njohur me emrin Xhisiela do shkojë në Gjykatë. Vendimi është marrë sot, ndërsa i akuzuari për përndjekje, djali i deputetit socialist të zonës kërkon gjykim të shkurtuar, por nuk pranon akuzën.
Gjykata e Krujës në seancë paraprake ka pranuar paraditen e së mërkurës dërgimin për gjykim të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit Rrahman Rraja i akuzuar për përndjekjen e Xhisiela Malokut.
Në këtë seancë avokati i Rrajës, rezervoi gjithashtu të drejtën që në fillim të gjykimit të çështjes në themel të parashtrojë kërkesën për gjykim të shkurtuar, duke pranuar aktet e dosjes, por jo akuzën e përndjekjes.
Ajo që bie në sy të dosjes përfundimtare, që i është dërguar Gjykatës është fakti që e cilësuara si viktimë e përndjekjes, Xhisiela Maloku, i ka qëndruar dëshmive të saja ku ka denoncuar dhunën fizike dhe presionet që i janë bërë nga Rexhepi, si për të vazhduar lidhjen e tyre ashtu edhe për t’u tërhequr nga denoncimi.
Këto fakte Prokuroria i ka vërtetuar edhe me tabulatet telefonike si dhe me përgjimet ambientale. Të vetmin mohim Xhisiela e ka për raportin që ka hartuar oficeri i policisë gjyqësore Gentian Citozi, për të cilin Maloku është shprehur që i ka servirur fakte që shkonin në favor të të akuzuarit, Rexhep Rraja.
Për këtë arsye oficeri Citozi është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka filluar ndjekja penale. Gjithashtu në fashikullin që i është dorëzuar Gjykatës së Krujës, është edhe një deklaratë noteriale e Xhiselës dhe motrës së saj, të cilat deklarojnë se nuk kanë asnjë konflikt me të pandehurin dhe se marrëdhëniet e tyre janë normale.
Tanimë i mbetet Gjykatës së Krujës të vlerësojë këtë çështje dhe të japë verdiktin e drejtësisë për dosjen e pagëzuar si Xhisiela, që trazoi edhe politikën në vend për shkak të dyshimeve se mund të ishin implikuar edhe deputetë të mazhorancës për ta mbyllur këtë çështje.
Kallas thotë se BE-ja pritet ta fusë Gardën Revolucionare të...
PDK thërret konferencë për media
Ekstradohet nga Italia për në Kosovë i kërkuari me urdhërarr...
Tronditi Podujevën me kallashnikov, policia jep detaje të re...
Mbi 2800 gjoba të shqiptuara e 80 persona të arrestuar brend...
Zbulohet çiftet potenciale të play-offit në Ligën e Kampionë...