Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy persona, për shkak të dyshimit se kanë shkaktuar dhunë në familje.
Në rastin e parë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.T, në Komunën e Ranillugut, në këtë muaj, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, të dëmtuarës, duke e goditur me grushte në fytyrë dhe pjesë të trupit, e cila për shkak të lëndimeve të pësuara ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Në këtë mënyrë, i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në rastin tjetër, dyshohet që i pandehuri F.S, në Komunën e Gjilanit, ka shkaktuar dhunë në familje, në atë mënyrë që nën ndikimin e alkoolit dhe me thikë e ka kanosur vajzën e tij L.F, deri në atë moment kur e dëmtuara ka arritur të i’a largojë thikën nga dora, me ç’ rast i njëjti përsëri ka tentuar ta godas, duke gjuajtur me një dru në drejtim të saj.
Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosje” nga neni 185 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në të dy rastet, prokuroria ka lëshuar aktvendim mbi ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ushtruar kërkesat për caktimin e paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, ndaj dy të pandehurve, në Gjykatën kompetente në Gjilan.
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...