Pos punëtorëve të KEDS-it, në qendër do të trajnohen edhe punëtorët e kontraktorëve dhe palët tjera që kanë të bëjnë me rrjetin elektrik, duke përfshirë mundësinë edhe për studentë dhe nxënës nga lëmi i inxhinierisë elektrike.
Ata do të certifikohen. Nga puna e kësaj qendre parashihet të eliminohen aksidentet në rrjetin elektrik.
KEDS ka inauguruar në Drenas, përkatësisht në Nënstacionin Parku i Biznesit Qendrën e Trajnimit. Kjo qendër do të bëjë certifikimin e punëtorëve të cilët punojnë në rrjetin elektrik. Qëllimi i kësaj qendre është që t’i ndihmojë KEDS-it në arritjen e objektivit të kompanisë: Zero aksidente në punë.
Në këtë qendër janë vendosur të gjitha llojet e shtyllave që posedon KEDS-i dhe të gjitha llojet e stabilimenteve. Aty janë të vendosura në njërën anë shtyllat me stabilimente për simulim gjatë trajnimit, si ato të tensionit të ulët, atij 10 kV dhe 35 kV, ndërsa në anën tjetër janë të vendosura shtyllat me stabilimente komplet si janë në realitet, me madhësi dhe strukturë identike.
Pra, të trajnuarit do të kenë ndjesinë e njëjtë me realitetin, çka llogaritet që e rrit sigurinë dhe efikasitetin e trajnimit.
Qëllimi i kësaj vendosje është që ata të cilët trajnohen të kenë përvojë praktike të menjëhershme dhe të mësohen si të operojnë me rrjetin elektrik të të gjitha niveleve pikërisht në këtë qendër.
Pos punëtorëve të KEDS-it në këtë qendër do të trajnohen edhe punëtorët e kontraktorëve të kompanisë, punëtorët tjerë që kanë të bëjnë me rrjetin elektrik, sikurse qendra do të jetë e hapur edhe për studentët dhe nxënësit nga lëmi i inxhinierisë elektrike.
Të gjithë të trajnuarit do të pajisen me certifikata. Si rezultat i kësaj qendre parashihet që të ulen ndjeshëm aksidentet që kanë të bëjnë me rrjetin elektrik, përderisa aksidentet brenda KEDS-it parashihet të shkojnë drejt zeros. Ato tashmë janë përgjysmuar, por kompania nuk do të ndalet derisa ato të zhduken tërësisht.
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...