Titaniku II do të ndodh dhe kjo s’do të thotë vazhdim i filmit ku luajnë Leonardo DiCaprio dhe Kate Ëinslet.
Po flasim për një anije të re, shumë reale nga kompania australiane Blue Star Line, e cila do të lundrojë për herë të parë në vitin 2022, transmeton portali arbresh.info
Në fakt, për të nderuar anijen origjinale, Titaniku II do të lundrojë në të njejtën rruge sikurse edhe anija e cila u përmbys në vitin 1912, pasu u përplas me një shkëmb akulli gjatë udhëtimit të parë nga Southampton dhe Neë York City.
Natyrisht anija e re do të ketë karakteristika më të mëdha të sigurisë dhe teknologji navigimi.
Sidoqoftë, anija do të ngjajë shumë me Titanikun e parë, duke përfshirë një version pothujasë identik të shkallëve të mëdha të anijes.
Titaniku II pritet të mbajë rreth 2,400 pasagjerë dhe 900 anëtarë të ekuipazhit.
Propër shkak të Brexit, Blue Star Line pritet të ngrejë selinë e saj në Paris./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...