Policia e Nju Jorkut tha se ka shkatërruar me kujdes një letër-bombë, të dërguar te banesa e miliarderit George Soros.
Ky i fundit nuk ishte në banesë, por një punonjës lajmëroi autoritetet.
Ata e morën letrën dhe e shkatërruan në një zonë pyjore aty pranë.
FBI thotë se ka nisur hetimet për ngjarjen.
Soros është bërë subjekt kërcënimesh nga lëvizjet e ekstremit të djathtë, pasi akuzohet se mbron kauzat liberale.
88-vjeçari nga Hungaria, por që jeton në SHBA, i ka fituar miliardat me manovra financiare.
Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lir...
Fillon seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi “Gje...
Ndalohet një person në Gjilan, dyshohet për transport ilegal...
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes, dyshohet se pë...
DW: Serbia importuesja kryesore e armëve në Ballkanin Perënd...