Edie Knightley Righton ndoshta nuk do të rritet duke dashur të jetë Hirushja apo ndonjë princeshë tjetër e Disneyt.
Kjo për shkak se mami i saj, aktorja Keira Knightley nuk e lejon të shikojë disa histori kukullash dhe arsyeja është shumë e thjeshte dhe pse mund t’ju çuditsë. Knightley kohët e fundit zbuloi shqetësimin që po kalonte tani që është bërë me fëmijë.
Qëllimi I saj është ti mësojë vazës 3 vjeç e gjysëm për fuqinë dhe forcën që kanë gratë. Në këto kukulla si Hirushja ose Borëbardha të dy personazhet kryesorë shpëtohen nga meshkujt dhe ky nuk është mesazhi i duhur për vajzat e saj. Por mos u shqetësoni, ka disa princesha më feministe të Disney që Knightley ja lejon Edit ti shohë.
Në intervistën që dha në emisionin “The Ellen show” për të promovuar filmin e saj të ardhshëm ajo foli për problemet e saj me Hirushën. Knightley ishte gjithashtu e trishtuar sepse vajza e saj donte të shihte Arielin por dhe ajo ishte e ndaluar në shtëpi! Ajo u shpreh se këngët janë të bukura por vetëm kaq, historia nuk i pëlqen. Ndërsa rreth filmave që lejoheshin ajo ka përmendur “ Dora the explorer” .
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...
Izraeli kryen sulme të reja në Tiro, urdhër evakuimi për ban...
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez
Këta janë kandidatët për deputetë që s’i votoi askush