Aktorja hollivudiane, Amber Heard, thuhet se ka nisur një lidhje të re romantike.
Pas ndarjes së zhurmshme me aktorin Johnny Depp, bukuroshja i ka pasur disa lidhje të shkurtra.
Ndërsa tash spekulohet se ajo është në lidhje me një dizajner, i cili është i martuar.
Daily Mail ka raportuar se aktorja është parë në disa raste me Kristopher Brock, bashkëthemeluesin e brendit Brock Collection.
Bashkëthemeluese tjetër e këtij brendi është gruaja e dizajnerit, Laura Vasser, me të cilën ai është martuar në vitin 2014 dhe kanë së bashku një djalë.
Amber është e njohur si një joshëse fatale, për të cilën Johnny Depp e braktisi partneren e tij, Vanessa Paradis.
Çifti ishte i martuar në periudhën shkurt 2015 – janar 2017, ndërsa Heard e akuzoi burrin e saj për dhunë fizike.
Pas ndarjes nga aktorit, 32-vjeçarja ka pasur disa lidhje të dështuara.
Ndër to, me kuratorin e artit, Vito Schnabel dhe shefin ekzekutiv të Teslas, Elon Musk.
Ky i fundit kishte pranuar për GQ se pas ndarjes nga aktorja ka qarë.
Haradinaj uron besimtarët myslimanë për Bajram
Sulmet iraniane rrisin çmimin e naftës, Evropa refuzon luftë...
Laporta beson te transferimi i Alvarezit: Barcelona plan për...
Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu
Krijohet Agjencia Kombëtare e Shërbimeve Arsimore në Shqipër...
“Të rihapet Ngushtica e Hormuzit”, gjashtë shtete dalin me n...