Njëra nga dy të aksidentuarat sot në “Rrugën B” të kryeqytetit ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra.
Lajmin e konfirmoi komandanti i Policisë së Trafikut të Prishtinës, Milaim Fejzullahu.
“Policia është informuar nga QKUK se rreth orës 22:10 njëra nga të lënduarat në aksidentin i cili ka ndodhur sot te ‘Rruga B’ ka ndërruar jetë”, tha Fejzullahu për KALLXO.com.
Viktima është një 30 vjeçare.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, shtoi Milaim Fejzullahu.
Në aksidentin që ka ndodhur sot pasdite në kryeqytet, një veturë ka goditur dy persona të gjinisë femërore.
Të dyja janë dërguar menjëherë në QKUK për trajtim mjekësor./kallxo.com/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...