Loka Modric dëshiron që Real Madridi të heq dorë nga trajneri i tyre aktual Julen Lopetegui para ndeshjes El Clasico të javës së ardhshme kundër rivalit të tyre të përbetuar – Barcelonës.
Të paktën kështu beson ‘Don Balon’, e cila thekson se reprezentuesi kroat nuk është i sigurt në atë se çfarë është filozofia e spanjollit dhe se vendimet që bënë ish trajneri e Spanjës e bëjnë edhe më konfuz ish yllin e “Spursve”, transmeton portali arbresh.info.
Është e qartë për të kuptuar pse Modric do të dëshironte që Lopetegui të largohej pasi spanjolli ka pasur një fillim shumë të vështirë të jetës në kryeqytetin spanjoll.
Lopetegui nuk ka fituar asnjë nga pesë ndeshjet e fundit duke humbur katër prej tyre derisa ‘Los Blancos’ qëndrojnë në vendin e pestë në La Liga me katër pikë prapa liderit të ligës – Barcelonës.
Gjiganti spanjoll madje theu një rekord për më shumti minuta të kaluar pa shënuar asnjë gol para se Marcelo të gjente përfundimisht rrjetën në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Levantes të shtunës”, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, për t’i dalur në mbrojtje Lopeteguit, ai nuk duhet të shihet si një keqbërës në këtë situatë, duhet të shihet më shumë si një viktimë për shkak se Real Madridi e shiti Cristiano Ronaldon dhe nuk e zëvendësojë duke lënë Lopeteguin si një rosë të ulur.
Real Madridi duhet të nxjerrë një rezultat pozitiv kundër Barcelonës në mënyrë për t’i shpëtuar pozitën Lopeteguit, diçka që duket e mundshme duke marrë parasysh lëndimin e fundit të Lionel Messit./arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...