Rusia ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, për tërheqje nga traktati bërthamor. Trump ka akuzuar Rusinë se ka shkelur traktatin bërthamor, sipas të cilit nuk lejohet përdorimi dhe transportimi i armëve raketore.
Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, e ka quajtur këtë hap të rrezikshëm.
“Ky hap i rrezikshëm, do të provokojë pasoja shumë serioze”, tha ai.
Traktati është “i njohur për siguri ndërkombëtare dhe siguri në fushën e armëve bërthamore, për të mbajtur strategjinë e stabilitetit”, tha Ryabkov për media.
Ai tha po ashtu shtoi se nëse SHBA-të vazhdojnë me këto sjellje, duke u tërhequr nga marrëveshjet ndërkombëtare, Rusia nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveç të marrë masa dhe të përfshijë teknologjinë ushtarake.
“Por, ne nuk do të dëshironim të arrijmë në këtë pikë”, shtoi ai.
Traktati i vitit 1987 i ndalon Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, posedimin, prodhimin dhe transportin e armëve raketore. SHBA kishte akuzuar Rusinë nga viti 2014 për shkelje të marrëveshjes.
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” n...
Rexhbeçaj drejt largimit nga Augsburgu – disa klube të Bunde...
Dyshohen për falsifikimin e mbi 900 euro në monedha metalike...
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...