A i preferoni pamjet drithëruese të shtëpive te frikshme?
Tani ka një atraksion të ri që është hapur për kërkuesit e emocioneve dhe turistët e guximshëm që ndodhen kudo.
Për një natë të vetme, ju mund të qëndroni në kalanë e Kontit Drakula në Transilvani dhe të flini në një arkivol dhe kjo është e gjitha absolutisht falas.
Guida është njohësi më i thellë i vampirëve: Dacre Stoker dora vetë, nipi i Braham Stoker, autor i romanit “Drakula”.
Ai do t’ju drejtojë në skutat më të ethshme të kështjellës ku fle personazhi i romanitmë të famshëm horror.
Shtrati i Drakulës natyrisht nuk është një krevat: është një varr i vendosur në një dhomë të errët me drita qirinjsh që mund të fiken nga një vampir që është aty, edhe pse nuk duket.
Dhe meqë po hyni mysafir në shtëpinë e një vampiri, duhet të zbatoni rregullat e tij: Nuk ka hudhra me vete! Aq më pak stoli prej argjendi, që e dërrmojnë shpirtin e tij mizor. Për të mos flasim për simbole të shenjta.
Do të provoni eksperiencën e vërtetë, duke shkruar në një kalim sekret në katin e parë, shkallët e errëta dhe cepat e frikshme. Ai kalim ju çon në një dhomë ngrënieje të madhe, ku do të shijoni një vakt siç përshkruhet në libër.
Ju mund t’i eksploroni të 57 dhomat e rezidencës, por kujdes nga “të ftuarit e papritur”.

Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private