Malcom ka mbetur sërish jashtë skuadrës së Barcelonës për ndeshjen ndaj skuadrës në krye të tabelës – Sevillas.
Malcom ka luajtur vetëm 25 minuta futboll në skuadrën e parë te Barcelona qysh pas arritjes së tij për 41 milionë euro nga Bordeauxi gjatë verës dhe sulmuesi brazilian tashmë është përfolur për largim nga Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, Sergi Roberto është rikthyer pas një muaji qëndrim jashtë fushe si pasojë e lëndimit në kofshë të këmbës duke lënë Samuel Umtitin dhe Thomas Vermaelen si mungesat e vetme të skuadrës katalunase.
Zëvendësimi i dy mbrojtëse është produkti nga akademia e të rinjve – Chumi, i cili është promovuar nga skuadra B e Barcelonës dhe ka bërë shtatë paraqitje nga tetë ndeshje gjithsej këtë sezon në ligë.
Sevilla mund të kaloj në krye të tabelës në La Liga pa siguruar fitore, ndërkohë që Gabriel Mercado është rikthyer në mbrojtësin e tyre pasi argjentinasi nuk ishte për dy muaj në dispozicion si pasojë e një problemi në krah.
Në anën tjetër, Maxime Gonalons dhe Ibrahim Amadou vazhdojnë të jenë ende jashtë fushe, ndërsa Sergio Escudero ka një problem me stomak.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet mbrëmjen e sotme (e shtunë) nga ora 20:45./arbresh.info/
Skuadra e Barcelonës: Ter Stegen, Cillessen; Semedo, Pique, Rakitic, Busquets, Coutinho, Arthur, Suarez, Messi, Dembele, Rafinha, Lenglet, Alba, Munir, Sergi Roberto, Arturo Vidal, Chumi
Skuadra e Sevillas: Vaclik, Juan Soriano; Mercado, Sergi Gomez, Kjaer, Carrico, Mesa, Banega, Aleix Vidal, Jesus Navas, Arana, Sarabia, Franco Vazquez; Promes, Nolito, Ben Yedder, Muriel, Andre Silva
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik