Chelsea dhe Manchester United kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat angleze kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin mes tyre në kuadër të xhiros së nëntë në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Me përfundimin e pushimeve ndërkombëtare, Premierë Ligë e Anglisë rikthehet me një super ndeshje mes rivalëve më të mëdhenj në futbollin anglez.
Përmbysja në formë sensacionale e rezultatit kundër Newcastles javë më parë i siguroi edhe disa ditë Jose Mourinhos në Manchester United. Por, a do të jenë në gjendje “Djajtë e Kuq” të marrin edhe tri pikë sot kundër “Bluve?
Skuadra nën udhëheqjen e Maurizio Sarrit është e pamposhtur këtë sezon dhe ata duken plotësisht të rivitalizuar nën udhëheqjen e trajnerit të ri. Ata kanë fituar gjashtë ndeshjet e tyre të fundit si nikoqir kundër Manchester United në shtëpi duke shënuar gjashtë gola dhe duke mos pranuar asnjëherë.
Chelsea është poashtu i pamposhtur në Stamford Bridge nga vizitori i sotëm që nga viti 2012.
Sidoqoftë, United njihet historikisht për shprehin e tyre që të shpëtojnë vetën kur duken se janë të humbur plotësisht – kjo është pjesë e ADN-së së tyre.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet nga ora 13:30./arbresh.info/
Formacioni i Chelseat: Arrizabalaga, Azpilicueta, Rudiger, Luiz, Alonso, Kante, Jorginho, Kovacic, Willian, Morata, Hazard.
Në bankinë: Fabregas, Barkley, Pedro, Caballero, Giroud, Zappacosta, Cahill.
Formacioni i Manchester United: De Gea, Young, Lindelof, Smalling, Shaw, Pogba, Matic, Rashford, Mata, Martial, Lukaku.
Në bankinë: Bailly, Sanchez, Andreas Pereira, Fred, Ander Herrera, Romero, Darmian.
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale