Mes spekulimeve befasuese në lidhje me transferimet dhe rreth të ardhmes së tij, Ernesto Valverde ka folur për shtyp para ndeshjes së Barcelonës në udhëtim kundër Sevillas që do të zhvillohet në stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan.
Barcelona do të përballet me liderin e ligës, por ata kanë shpenzuar shumicën e kësaj jave të mbuluar me plotë thashetheme rreth rikthimit të Neymarit në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.
“E kam trajnuar atë për 15 ditë”, është përgjigjur fillimisht Valverde kur është pyetur rreth ribashkimit të mundshëm me të.
“Çfarëdo kohe brenda sezonit është mirë për të bërë këso lloj pyetjesh, por Neymar është në një skuadër tjetër, të gjitha janë spekulime”
“Ne nuk jemi në merkato duke kërkuar nënshkrimin me ndonjë lojtarë tjetër. Është një temë e mirë për spekulime, por ne nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë”
“Është e vështirë, unë nuk e di. Do të shohim”
Neymar u transferua në Paris Saint Germain për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro duke vendosur rekord të ri botëror në merkaton e transferimeve. 26-vjeçari ka realizuar 27 gola dhe ka krijuar një numër të madh asistimesh brenda gjithsej 28 paraqitjeve me fanellën e kampionit aktual të Francës.
Sidoqoftë, ylli i Paris Saint Germain thuhet se është i pakënaqur në Francë dhe është duke kërkuar të transferohet diku tjetër.
Përforcime të tjera te Barcelona mund të bëhen në departamentin e mbrojtësin, ku emra të ndryshëm janë përmendur në janar pas lëndimit të Samuel Umtitit dhe Thomas Vermaeles./arbresh.info/
Limaj: Nëse kalojmë pragun dhe futemi në Kuvend bashkohemi m...
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...