Prej 1 tetorit deri sot Njësia e Zjarrfikësve në Kumanovë ka intervenuar në 85 raste. Sipas komandantit të zjarrfikësve të Kumanovës, Dejan Ilievski më shumë zjarre ka pasur në hapësira të hapura.
“Më shpesh janë jegur barë i thatë dhe kashtë. Mund të them se gjatë viteve të kaluara nuk kemi pasur numër kaq të madh të zjarreve në muajin tetor”, tha Ilievski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të tyre, vitin e kaluar në muajin tetor ka pasur gjithsej 25 zjarre. Ndërsa nga fillimi i këtij muaji ekipet e zjarrfikësve vazhdimisht janë në terren, në disa raste me intervenime edhe dhjetë herë brenda ditës.
“Veprojnë në rajon më të gjerë, Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan të Vjetër. Në disa zjarre që janë shkaktuar nga djegia e kashtës, janë kapluar edhe disa shtëpiza”, tha Ilievsi.
Rama publikon pamje nga puna në QSUT: Trajtim efikas dhe sta...
Titulli i 21-të, Marotta: Ëndërr e bërë realitet për Interin
Bastisje në Lipjan, policia sekuestron armë dhe municion
Kaloi ilegalisht kufirin, shoqërohet në polici një person në...
41 aksidente e afro 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëv...
Vdes një grua në QKUK, rasti në hetim